Formula 1/Andrea Kimi Antonelli dominon ditën e dytë të testeve në Bahrein
Këtë të premte u mbyllën testet parasezonale të Botërorit të Formula 1 të zhvilluara në Bahrein. Fituesi moral i këtyre testeve në përfundim të 6 ditëve(duke marrë parasysh testet e javës së kaluar) ishte Ferrari me Kokëkuqen italiane që dominoi në këtë ditë të fundit.
Ai që spikati në mënyrë të veçantë ishte Charles Leclerc që i la të gjithë pas duke e përshkuar pistën me kohën 1 minutë 31 sekonda e 992 të mijtat.
Piloti nga Montecarlo ishte i shkëputur ndjeshëm nga vendi i dytë, kampioni i botës, Lando Norris që regjistroi një kohë prej 879 të mijtat më të lartë se ajo e ferraristit. Ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Max Verstappen me 1.117 sekonda më shumë.
Mercedes pati disa probleme me makinën e Andrea Kimi Antonelli në sesionin e mëngjesit, ndërkohë që në sesionin e pasdites, George Russell u rendit në vendin e katërt me 1.924 sekonda më shumë se Leclerc. Përmirësime regjistruan edhe Alpine dhe Haas që panë Gasly dhe Bearman të pozicionohen respektivisht në vendin e 5 dhe të 6 të ndjekur nga piloti i Audit, Bortoleto. Antonelli pas sesionit të pasdites u rendit në vendin e 8, ndërkohë që plotësuan dhjetëshen më të mirë në ditën e fundit të testeve Lindblad dhe Sainz.
Vazhdon të shfaqë vështirësi Cadillac me Bottas dhe Perez që u renditën respektivisht në vendin e tretë nga fundi dhe në vendin e fundit. Aston Martin ishte katastrofa e vërtetë. Projekti i parë si Shef Skuadre i Adrian Neëey këtë të premte kreu vetëm 6 xhiro pa kohë të regjistruar duke çuar dëm një ditë të tërë testesh. Skuderia britanike u ankua për problemet me baterinë e për më tepër nuk kishte mjaftueshëm pjesë këmbimi për të kompletuar këtë ditë testesh.
Top Channel