Europa League/Arbër Hoxha spikat pavarësisht humbjes dhe hyn në formacionin e javës
20/02/2026 14:56
Dinamo e Zagrebit humbi në ndeshjen me Genk 1-3 në sfidën e parë të playoffit të Europa League, por Arbër Hoxha ishte nga më të mirët në fushën e lojës për skuadrën e tij.
Kjo ka bërë që portali i specializuar ‘Sofascore’ ta përfshijë futbollistin e kombëtares shqiptare në formacionin e javës.
Në tabelën e publikuar nga ky portal për 11-shen kësaj jave, figuron emri i Arbër Hoxha që ishte vlerësuar me notën 8.4. Në formacionin e javës së ‘Sofascore’ figurojnë edhe emra të tillë si Iago Aspas, apo edhe Murillo e Khanouss.
Formacioni i javës i ‘Sofascore’: Dyngeland; Tebo, Murillo, Prado, Ouahdi; Heynen; Hoxha, Khanouss, Aspas; Tetteh dhe Tomas.

Top Channel