Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Kamëz.

Një 42-vjeçar, është hedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore, ku për pasojë ka humbur jetën.

Nga pamjet që siguron Top Channel, shihet që në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca.

“Rreth orës 11:40, shtetasi D. K, rreth 42 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga ura e Babrroit dhe ka rënë në rrugën e Unazës Lindore. Si pasojë, ai ka humbur jetën. 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB