Fundjavë përvëluese në gjithë vendin, muaji qershor mbyllet me temperatura të larta deri në 39 gradë
Menjëherë pas marrjes së informacionit se në një subjekt për shitje pjesësh për automjete, në fshatin Vrakë, një shtetas kishte kryer disa paligjshmëri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe organizuan punën për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit.
Si rezultat, u vu në pranga shtetasi M.(S.) K., 58 vjeç, banues në fshatin Vrakë. Ky shtetas dyshohet se ka tentuar të vjedhë 2 automjete, në një subjekt në këtë fshat.
Më pas, ai ka dëmtuar gomat e njërit prej tyre, dhe ka dëmtuar, duke ngjyrosur me spraj, fasadën e subjektit.
Në momentin e kapjes, 58-vjeçarit iu gjet me vete, një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel