Tragjike në Itali/ Një grua gjermane gjendet e vrarë në një park, autori i preu kokën dhe më pas u largua

19/02/2026 20:47

Një person është arrestuar për vrasjen e një gruaje, e cila u gjet me kokë të prerë në një park Scandicci, në provincën e Firences.

Identiteti i viktimës, e cila besohet të jetë një grua 44-vjeçare gjermane pa adresë të fiksuar në Itali, ende nuk është bërë publik ende nga autoritetet.

Autori aktualisht është nën mbikëqyrje mjekësore në spital. Motivi dhe data e krimit mbeten ende të paqarta, por arma e mundshme e vrasjes, një thikë e gjatë, u gjet jo shumë larg trupit të viktimës.

Hetimet fillestare, përfshirë pamjet e kamerave të sigurisë, e tregonin të dyshuarin pranë ndërtesës së braktisur në momentet që përputheshin me krimin.

Hetimet vazhdojnë për të sqaruar motivin dhe rrethanat e plota të krimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB