Nis takimi inaugurues i Bordit të Paqes/ Foto familjare e liderëve ndërkombëtarë, të pranishëm Rama dhe Osmani Shtëpia e Bardhë i dërgoi një mesazh të fortë Iranit, duke e paralajmëruar të tregohet “i mençur” dhe të lëvizë drejt arritjes së një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara.
Ky paralajmërim vjen pas një sërë kërcënimesh nga presidenti Donald Trump, i cili i është rikthyer mundësinë së një veprimi ushtarak ndaj Republikës Islamike. Pas një periudhe përshkallëzimi të tensioneve, bisedimet indirekte midis SHBA-së dhe Iranit janë rinisur, me ndërmjetësimin e Omanit.
E gjithë kjo, në kohën kur Trumpi ka vazhduar të kërcënojë regjimin e ajatollahëve me ndërhyrje ushtarake, pas shtypjes së dhunshme të protestave që kërkonin reforma. Negociatat e mëparshme u shembën pas sulmeve te befasishme të Izraelit ndaj Iranit në qershor të vitit të kaluar, duke sjellë një luftë të shkurtër dhe bombardime nga SHBA ndaj objektivave bërthamore iranianë. Raportet e CNN dhe CBS sugjerojnë se ushtria amerikane mund të jetë gati të ndërmarrë sulme kundër Iranit që nga fundjava, edhe pse Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar.
Sipas The Wall Street Journal, administrata Trump është duke shqyrtuar opsione të ndryshme ushtarake që përfshijnë një fushatë të mundshme për eliminimin e udhëheqësve iranianë dhe rrëzimin e qeverisë iraniane. Në përgjigje, kryediplomati iranian Abbas Araghchi tha se Irani është duke zhvilluar një kornizë për bisedimet me SHBA-në, me shpresën për të shmangur një konflikt të mundshëm.
Top Channel