Takimi i parë i Bordit të Paqes së Trump/ Zbardhet axhenda, pritet të flasë edhe kryeministri Rama Sot pritet të mbahet seanca paraprake ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Ema Çokut, Fatmira Kryemadhit dhe Pirro Xhixho.
Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në këtë seancë Ilir Meta dhe avokati i tij, Kujtim Cakrani që u paraqit në senacë, do të lexojnë prapësimet mbasi SPAK kërkoi dërgimin në gjyq për ish-presidentin Meta.
Cakrani tha për gazetaren se do të kërkojë në senacë pushimin e akuzës sa i përket episodit të Çez Dia. Kurse për lobimin do të kërkojë rikthimin e akteve të SPAK, mbasi është e pa hetuar, sepse nuk janë pyetur personat që përmenden. Edhe për deklarimin e rremë, mbrojtja e Metës do të kërkojë pushim të çështjes.
“Kemi 20 kërkesa për papërdorshmëri të akteve dhe kërkesa për ribërjen e analizës financiare”, përfundoi avokati Cakrani.
Top Channel