Takimi i parë i Bordit të Paqes së Trump/ Zbardhet axhenda, pritet të flasë edhe kryeministri Rama
Nis seanca gjyqësore e Plumbit të Artë. Prokurorja Doloreza Musabelliu po lexon provat shkresore të dosjes.
“Nga kërkesëporositë kemi identifikuar kodet e “Sky” që disponoheshin nga Nuredin Dumani”, u shpreh prokurorja në tre raste.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se SPAK lexoi procesverbalet e identifikimit të tre llogarive të “Sky” nga Dumani, si edhe të pandehurve Henrik Hoxhaj, Aldo Baho, Erjon Alibej, Armand Tragaj, Ardian Subashi ose Çollaku, Arjan Saliu (i cili është vrarë), Festim Qoli, ku rezultojnë në episodet e ngjarjeve.
Në këto biseda flitet rreth vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, për planet për të vrarë Indrit Doklen dhe Emiliano Ramazanin. SPAK vendosi të lexojë procesverbalet për shkatërrimin me eksploziv të banesës së Talo Celës dhe vrasjen e Fatmira Dedjes. Mes procesverbaleve, SPAK lexoi edhe procesverbalet e tjera për ngjarje si ajo kundër Sanxhaktarit dhe dy vëllezërit Haxhia.
“Ju vendosim në dispozicion po ashtu procesverbale dhe provat shkresore mbi të gjitha faktet penale që nisin në faqen 174, duke nisur nga sigurimi i kushteve për të vrarë Elton Kilën dhe njëkohësisht bëjnë tentativën për të vrarë Nuredin Dumanin”. Aty përfshihen këqyrjet e vendngjarjes, si edhe procesverbalet e thënieve të bashkëpunëtorit.
Siç raporton Anila Hoxha, leximit të provave shkresore ka ndërhyrë avokatja e të arrestuarit Altin Ndoci: “Nuk ka përse të përdoren në këtë gjykim – tha avokatja – procesverbale të Sky ECC për disa persona që nuk janë në këtë gjykim, por që janë veçuar. Ne kërkojmë nga kjo gjykatë që t’i kërkojë SPAK të na vendosë në dispozicion CD-të e ardhura nga autoritetet franceze, për parimin e zbulimit të së vërtetës. I kërkojmë gjykatës t’i kërkojë prokurorisë nëse kanë evidentuar pin-kod apo çfarë lloj terminologjie që përdorin për Sky ECC të shtetasit Altin Ndoci, dhe për çdo fakt penal që ia ngarkon për vrasjen e Andi Zylyfit. Na vendosni në dispozicion ato pin-et, specifikisht CD-të, pra çfarë ka marrë prokuroria nga francezët. Me gjithë dëshirën e mirë për të besuar prokurorinë, ne kemi të drejtën që t’i verifikojmë dhe të ndjekim kontradiktoritetin, jo të sillen email-et me një shtet. Ne duam konkretisht provën”.
“Ne disa herë kemi ngritur gjatë kësaj gjykate të dhënën që Altin Ndocit i është marrë kampion ADN në burg pikërisht për vrasjen e Zylyfit. Prokuroria ka pasur një përgjigje mbi këtë akt-ekspertim, nuk e ka depozituar, refuzon ta depozitojë dhe ne e vlerësojmë këtë qëndrim të SPAK si tendencë. Ia kam kërkuar konkretisht prokurorit Behar Dibra këtë ekspertim ADN të 2023 dhe ku jepet një përgjigje në favor të Altin Ndoci, ku thuhet se mbetjet biologjike nuk janë të Altin Ndocit. Edhe për shtetasin Arjan Spahiu (i vrarë), prokurorja përmendi një procesverbal, ne kërkojmë të na vihet në dispozicion edhe ky pin, pavarësisht se Spahiu zyrtarisht nuk ka akuzë. Se nëse ai do të kishte qenë gjallë, do të kishte të njëjtat akuza si Erjon Alibej dhe Nuredin Dumani”, shtoi avokatja.
Në seancë foli edhe edhe avokati tjetër i Ndocit, Aldo Shkëmbi: “E kam të paqartë, është arrestuar Nuredin Dumani, i penduari. A kanë përfunduar akt-ekspertimet e telefonëve të tij, pse nuk janë sjellë? Se jeni bërë si telenovelë turke, s’po marrim më vesh çfarë po ndodh. Jam duke folur për veprimet hetimore të kryera, unë kam të drejtë të kërkoj provat”.
Top Channel