Rruga “dorëzohet” para shirave në Mallakastër, asfalti përfundon në oborrin e një shtëpie, banorët: Mungojnë standardet

19/02/2026 12:57

Reshjet e ditëve të fundit kanë shembur një segment rrugor prej 20 metrash në rrugën e re të rikonstruktuar të fshatit Usojë te Mallakastrës ndërsa asfalti ka përfunduar në oborrin e një banese private.

Reshjet  nxorën në pah atë që banorët kishin frikë prej kohësh, mungesë standardesh dhe të elementëve bazë teknikë, si mos ndërtimi i mureve mbajtës për mbrojtjen nga erozioni dhe mungesën e kanaleve kulluese anësorë.

Rrëshqitja e asfaltit ndodhi rreth orës 11:00 të ditës së djeshme duke rrezikuar banesën e familjes Kamaj.

Aktualisht rruga është e pakalueshme  ndërkohë që autoritetet thonë se janë duke punuar për pastrimin e inerteve nga oborri i banesës.

Banorët e Usojës nuk fshehin zhgënjimin për rrugën e shembur e cila sipas tyre rrezikon edhe në segmente të tjera.

Segmenti rrugor prej 1.5 kilometër është pjesë e projektit për rikonstruksionin e rrugëve në fshatrat Belistan, Usojë dhe Drenove e Re, punimet e së cilës u realizuam nga kompania “Llazo sh.p.k” e shpallur fituese nga Bashkia Mallakastër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB