David McAllister takoi grupin e PD, por jo kreu e opozitës, Berisha: Unë prita koordinatorin, u ndriçua nga biseda
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, u ndal te Bordi i Paqes, ku kryeministri Edi Rama do të jetë së bashku me Presidentin e SHBA, Donald Trump.
Ai iu drejtua deputeteve të PD duke u thënë që të mbajnë TV ndezur.
“Këta (PD) nuk takojnë as aleatët e vetë, David McAllister. Akuzën për korrupsion sot e keni mes jush, kryetarin e partisë suaj. E mban mend çfarë bërtisje më 23 janar ‘Bordi i Paqes ta harrosh, Edi Rama s’do të shkojë kurrë’. Mbani telefonat, TV ndezur, në orën 16:00 Rama dhe Presidenti Trump së bashku në Bordin e Paqes. Atje ku Shqipëria e ka vendin.“, tha ai.
Po ashtu Balla gjatë fjalës së tij deklaroi se nisma ligjore e PS do të vazhdojë.
“Sa për nismat tona as të kemi marrë ndonjëherë dorë dhe as ju marrim në refene. Do ta vazhdojmë nismën tonë. Është e papranueshme përpjekja e një pushteti për të pezulluar një pushtet tjetër. Qoftë presidenti, avokati i popullit, ministrat, anëtarët e Kushtetueses nuk mund të pezullohen”, përfundoi Balla.
Top Channel