“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate me tone të larta mes prokurorit Behar Dibra dhe avokates së Altin Ndocit në gjyqin “Plumbi i Artë”

19/02/2026 13:01

Në gjyqin e Plumbit të Artë debatet me tone të larta vijuan mes prokurorit Behar Dibra dhe avokates së Altin Ndocit, nën akuzë dhe që u arratis në muajin janar, raporton gazetarja Anila Hoxha. 

Prokurori: Kërkesat dhe deklaratat që thoni se ne kemi fshehur prova nuk është e vërtetë, nuk ka fshehje prove. Nëse nuk është sjellë, do ta sjellim.

Avokatja Elda Zotaj: Po e keni fshehur, pse s’i sillni provat apo ke frikë se je brenda? Po s’ke gjë për të fshehur, sill provat

Gjykata ndërpret seancën. Sipas gjykatës, seanca shtyhet për të vijuar me kërkesat e mëtejshme për provat.”Nuk do të kemi seancë javën që vjen”, tha gjyqtarja dhe caktoi datën 3 mars, ora 10:00.

Gjatë seancës së sotme, SPAK lexoi procesverbalet e identifikimit të tre llogarive të “Sky” nga Dumani, si edhe të pandehurve Henrik Hoxhaj, si edhe Aldo Baho, Erjon Alibej, Armand Tragaj, Ardian Subashi ose Çollaku, Arjan Saliu (i cili është vrarë), Festim Qoli, ku rezultojnë episodet e ngjarjeve.

Në këto biseda flitet rreth vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdia, për planet për të vrarë Indrit Doklen, për të vrarë Emiliano Ramazanin. SPAK vendosi të lexojë procesverbalet për shkatërrimin me eksploziv të banesës së Talo Celës, vrasjen e Fatmira Dedjes. Mes procesverbaleve, SPAK lexoi edhe procesverbalet e tjera për ngjarje si ajo kundër Sanxhaktarit, dy vëllezërit Haxhia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB