Të skaduara dhe kontrabandë, sekuestrohen mbi 10 mijë suplemente ushqimore dhe bimore në Tiranë, në kërkim administratori nga Bosnja dhe Hercegovina
Draft rezoluta e hartuar nga Parlamenti Europian vlerëson si thelbësor në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian edhe pavarësinë e gjyqësorit.
Në dokumentin prej nëntë faqesh që Top Channel e disponon, PE-ja vlerëson se “…duke qenë se forcimi i institucioneve demokratike, pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit, liria e medias dhe të drejtat themelore mbeten thelbësore për rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit”.
Parlamenti Europian “përshëndet vijimin e reformës në drejtësi dhe procesin e vettingut; vëren sfida si vonesat në çështje dhe përpjekjet për ndikim të padrejtë”.
Sa i përket reformës zgjedhore, draft- rezoluta e PE-së thekson se “vëren se kuadri zgjedhor konsiderohet përgjithësisht i përshtatshëm, por shpreh shqetësime për barazinë e kushteve, keqpërdorimin e burimeve administrative, akuzat për blerje votash dhe presion mbi votuesit; bën thirrje për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias”.
Top Channel