Nuk ishte pjesë e takimit inaugurues të Bordit të Paqes, zbulohet arsyeja e mungesës së Bjellorusisë: Delegacionit tonë nuk iu dhanë vizat sepse…

19/02/2026 22:59

Bjellorusia nuk mori pjesë në takim inauguruese të Bordit të Paqes në Uashington, për shkak se delegacionit të saj nuk iu dhanë vizat e nevojshme hyrëse në SHBA, njoftoi Ministria e Jashtme me një njoftim zyrtar.

Sipas autoriteteve bjelloruse, pavarësisht se ishin përmbushur të gjitha procedurat e kërkuara nga ana e tyre, vizat nuk iu dorëzuan delegacionit në kohë për të marrë pjesë në seancën e parë të organit të ri ndërkombëtar.

Presidenti Alexander Lukashenko ishte ftuar nga homologu i tij amerikan për t’u bashkuar si anëtar themelues i Bordit.

Ministria e Jashtme bjelloruse deklaroi në Telegram se kishte informuar në kohë palën amerikane se ministri i Jashtëm, Maksim Ryzhenkov, do të udhëtonte drejt Uashingtonit për të përfaqësuar vendin në mbledhjen e parë.

“Situata ngre natyrshëm pyetjen: për çfarë paqeje dhe për çfarë lloj bashkimi po flasim, nëse as formalitetet më bazike për pjesëmarrjen tonë nuk u përmbushën nga organizatorët?”, thuhet në reagimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB