Nëndetësja me 4 ton kokainë kapet në Paqësor, autoritetet meksikane godasin rrjetet e trafikut ndërkombëtar të drogës

19/02/2026 19:53

Autoritetet meksikane kanë sekuestruar një nëndetëse që transportonte pothuajse katër tonë kokainë në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve perëndimore të vendit, në një operacion të madh kundër trafikut të drogës.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Sigurisë dhe Mbrojtjes së Qytetarëve, Omar García Harfus, i cili theksoi se operacionet detare gjatë javës së fundit kanë çuar në sekuestrimin e pothuajse 10 tonëve kokainë në total. Sipas tij, kjo përbën një goditje financiare prej miliona dollarësh ndaj rrjeteve të krimit të organizuar dhe ndalon shpërndarjen e miliona dozave droge në treg.

Operacioni u realizua nga Marina Meksikane, e cila gjithashtu arrestoi tre persona gjatë aksionit. Ministri deklaroi se aksioni synon jo vetëm konfiskimin e drogës, por edhe dobësimin e strukturave financiare të kartelëve.

Autoritetet meksikane kanë intensifikuar kontrollet detare muajt e fundit, pasi trafiku i kokainës përmes rrugëve oqeanike konsiderohet një nga metodat kryesore të transportit të narkotikëve drejt tregjeve ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB