“Më ke futur në burg pa prova”/ I akuzuari Asllan Plaku “shpërthen” në akuza ndaj prokurorit Behar Dibra: S’më ka burgosur Nuredin Dumani, por ti

19/02/2026 10:48

I akuzuari Asllan Plaku, që është i pandehur në dosjen e Plumbit të Artë, shpërthen sërish në akuza ndaj prokurorit të çështjes, Behar Dibra.

“Behar Dibra, më ke futur në burg pa prova. Jam i sëmurë dhe jam këtu nga hetimi yt i dobët, s’më ka futur në burg Nuredin Dumani, se ai nuk ka rrëfyer asgjë, por ti“-mësohet të ketë deklaruar Plaku.

Akuzat e të pandehurit ndodhën në sallën e GjKKO, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në pritje të nisjes së procesit, i cili nuk ka nisur ende në orarin e caktuar, pasi trupa gjyqësore është në një çështje tjetër dhe palët, avokatë, të pandehur dhe prokurorë, gjenden në sallë.

Në këtë dosje po gjykohen për një seri akuzash Adria Uzuni, Agron Qoli, Altin Doci, i cili u arratis nga spitali i Durrësit, Asllan Plaku, Besian Xhixha, Enver Diva, Erion Alibej, Fatos Gosa, Henrik Hoxhaj, Nuredin Dumani, Petrit Qoli, Skerdi Tasi dhe Xhuljan Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB