‘Marrëdhënie e përbashkët me botën natyrore’, kryeministri Rama në ekspozitën “Mama Mother Nature” në SHBA

19/02/2026 12:07

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në hapjen e projektit ndërkombëtar “MAMA Mother Nature” ideuar nga Leyla Aliyeva.

“MAMA Mother Nature” është një ftesë artistike ndërkombëtare, një hapësirë ku arti, ekologjia dhe përgjegjësia njerëzore bashkohen.

Kjo ekspozitë pasqyron marrëdhënien tonë të përbashkët me botën natyrore: jo si vëzhgues të largët, por si banorë, jetët, kujtesa dhe e ardhmja e të cilëve janë të pandashme nga Toka e gjallë, ku artistë nga e gjithë bota i përgjigjen urgjencës së ndryshimeve mjedisore përmes formave njëkohësisht poetike, ndijore dhe të thella.

Veprat e paraqitura në këtë ekspozitë kujtojnë se ndikimi i njerëzimit mbi natyrën është i thellë dhe gjithëpërfshirës, por njëkohësisht se aftësia jonë për empati, krijimtari dhe përkujdesje mbetet e fuqishme.

Ky edicion, i prezantuar në Tiranë me mbështetjen e Ambasadës së Azerbajxhanit në Shqipëri dhe Qendrës për Hapje dhe Dialog (COD), vijon një dialog global që është zhvilluar më parë në Baku, Romë, Manama, Londër, Tbilisi dhe Berlin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB