Trump në Bordin e Paqes në Uashington: Jemi të nderuar që është bashkuar kryeministri Edi Rama, Osmani po bën një punë të madhe

19/02/2026 15:48

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka përshëndetur kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën dhe presidenten e Kosovës Vjosa Osmanin, gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes që po mbahet në Uashington.

“Jemi të nderuar që na është bashkuar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama”-ndërsa për presidenten Osmani tha se po bën një punë të madhe.

“Sot jemi të nderuar se na bashkohet kryeministri Rama i Shqipërisë. Presidenti i Argjentinës, e mbështes. Kur më pëlqejnë njerëzit i mbështes.

Tani mbështes liderët e huaj, duke përfshirë Viktor Orbanin e Hungarisë. Kam mbështetur kryeministren e Japonisë që fitoi garën më të fundit.

Kemi presidenten Osmani, faleminderit, po bëni një punë të madhe, – u shpreh Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB