Dieter Reiter do të jetë pjesë e Bordit Surpevizor të “FC Bayern AG”. Edhe pse ka një detyrë publikë, pasi prej vitesh i shërben Mynihut si kryetar i Bashkisë së qytetit, Reiter ka pranuar ofertën që i ka bërë klubi i tij i zemrës duke sqaruar se nuk ka konflikt interesi.

Politikani i “SPD” njihet për afeksionin që ka për klubin e FC Bayern-it. Ai prej vitesh ndodhet në strukturën e skuadrës pasi ka qenë pjesë e Bordit Administrativ.

“Isha pesë vjeç kur shkova për herë të parë në stadium për të parë një ndeshje të Bayern-it dhe kur pashë Franz Beckenbauer, Gerd Müller, Sepp Maier dhe shokët e tyre të ekipit, ishte menjëherë e qartë: Bayern-i do të jetë përgjithmonë klubi i zemrës sime”, tha Reiter.

Bayerni shpjegon se bordi i tij mbikëqyrës, si të gjitha bordet mbikëqyrëse, është një organ kontrolli dhe këshillimi për bordin ekzekutiv, i cili mbikëqyr menaxhimin, emëron dhe shkarkon anëtarët e bordit si dhe vendos për transferimet që kërkojnë miratim.

Sipas këtij shpjegimi është shmangur edhe konflikti i interesit. Në Bavari ka një precedent pasi ish-kryetari i Bashkisë së Mynihut, Christian Ude, ishte anëtar i bordit mbikëqyrës të TSV 1860 Mynih për 13 vjet gjatë mandatit të tij.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB