“Djalli u vra”/ Misteri rreth vdekjes së komandantit famëkeq të grupit Basij që urrehet nga të gjithë iranianët
Socialistja Zegjine Çaushi dhe demokrati Gazment Bardhi janë përfshirë në një debat të ashpër në Kuvend.
Bardhi iu drejtua Erion Miles duke i thënë “Je zar i Belinda Ballukut bashkë me Zegjinenë’. Pas kësaj deputetja e PS, replikoi duke thënë ‘Të më jesh mua falënderues e që s’të hoqi doktori nga qarku vetëm për të mos më bërë mua qejfin’.
Pjesë debati:
Bardhi: Je zar i Belinda Ballukut bashkë me Zegjinenë. I kam premtuar popullit të Fierit ta çoj në burg.
Çaushi: Faleminderit i dashur Gazo që më përmende më në fund,. Ta thashë tek deti i Fierit por s’më besove. Më shiko në sy. Shiko yllo, erdhe në Fier për të pirë xhin, në orën 2 të natës dhe për të shkëlqyer xixa. Dhe për të ngrënë qofte në lokalin e lagjes. Nuk pati fierak të të hapte derën. U kalove gjyshërve në Patos dhe nuk i indinjuan të shihnin fare. Në Roskovec ike më parë se të shkoje, pse s’ke shkuar tek ata pak demokratë që i dhanë ato vota për Gentin, këtu duhet të ishte Genti. Të ma dish mua falënderues e që s’të hoqi doktori vetëm për të mos më bërë mua qejfin.
Top Channel