Rrugëtimi drejt një kampionat të Formula 1 gjithnjë e më e vëmendshme ndaj spektaklit dhe kërkesave të argëtimit televiziv, duket i pandalshëm. Komisioni i Formula 1 së fundmi duket se po punon me idenë e dyfishimit të numrit të Garave Sprint në një sezon duke kaluar nga 6 në 12 të tilla.

Nëse kjo ide do të miratohet, atëherë zbatimi i saj do të nisë në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Dëshira është që të ketë më shumë spektakël të premteve në Formula 1 në mënyrë që sportet motoristike të bëhen një produkt i vlerësuar nga një publik globale. Hapja ndaj telekamerave të Netflix ishte rasti për të parë më shumë se cfarë ndodh pas kuintave të skuderive dhe pilotëve, duke transformuar momentet e përqendrimit të madh në një sekuencë imazhesh të disponueshme për transmetim në internet

Liberty Media ka ditur të lërë gjurmë në një ndryshim rrënjësorë të ambicieve të kampionatit. Janë shumë ata që nuk e miratojnë marrjen e këtij drejtimi, por shumë të tjerë, nuk duket se iu vjen keq për këto ndryshime. Përsa i përket hipotezës për 12 Gara Sprint në një vit, ai që është shprehur pozitivisht është Flavio Briatore, Shefi i skuadrës Alpine. ‘Jam shumë dakord për rritjen e numrit të Garave Sprint-deklaroi Briatore-ia kam thënë edhe Domenicalit. A jam në favor të 12 garave të tilla? Unë do të doja 24, përndryshe të ‘fshihen’ të premtet’. Edhe Shefi i Ferrarit, Frederic Vasseur është shprehur në favor të 12 Garave Sprint në një vit. ‘Sinqerisht, më pëlqen formati i fundjavës ku çdo ditë ka një sesion të rëndësishëm, pastaj janë dy gara’-tha Vasseur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB