Alarm në aksin Librazhd–Pogradec, thellohen çarjet e rrugës, kufizohet me një korsi qarkullimi
Pas gati 1 vit nga sekuestrimi i 4 pasurive të paluajtshme që janë në pronësi të Saimir Taullaut në Lushnjë, gjykata e Fierit ka vendosur ditën e sotme me anë të një vendimi të marrë nga gjyqtari Vladimir Cjapi të konfiskojë 4 pasuritë e eksponentit kriminal, duke urdhëruar kalimin e këtyre pasurive në favor të shtetit.
Por ky vendim nuk është i formës së prerë, pasi i jep mundësi palës që ta animojë gjë që pritet të apelohet nga Saimir Taullau, i cili do vijojë të kërkojë kthimin e pronave mbrapsht.
Mësohet se gjyqtari Vjadimir Cjapi, ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke urdhëruar konfiskimin e një godinë ekonomike 2 kate, karburant dhe ambient shërbimi në lagjen “18 Tetori” në Lushnjë.
I konfiskuar ka përfunduar dhe një sipërfaqe toke truall. Më tej lista vijon me konfiskimin e një godinë ekonomike 1 katëshe dhe bodrum me sipërfaqe 306 m2.
Ndërsa pasuria e katër që është konfiskuar është truall me njësi shërbimi 3 kate dhe një karburant ekzistues dhe një pikë gazi.
Saimir Taullau, rezulton i dënuar për tregti heroinë në Shqipëri dhe në një vend të Bashkimit Europian. Taullau, është vëllai i Baki Taullaut, biznesmenit që mbeti i vrarë në 3 Korrik 2005 në qendër të Lushnjës i vrarë nga banda e Aldo Bares.
Sajmir Taullau, ka pasur dhe problem të mëparshme më hetimin pasuror nga SPAK dhe OFL-ja, por pronat e tij fillimisht u sekuestruan dhe më pas u liruan nga Gjykata e Posaçme.
Top Channel