“Hamasi më premtoi se do heqë dorë nga armët”/ Trump nga Bordi i Paqes: Do t’i japim fund programit bërthamor të Iranit

19/02/2026 16:19

Nga fjalimi në Bordin e Paqes në Uashington, Presidenti i ShBA, Donald Trump tha se Hamasi i ka premtuar se do të heqë dorë nga armët.

Trump tha se Gaza nuk është më vend terrorist, ndërsa falënderoi vendet që kanë kontribuuar financiarisht për zgjidhjen e konflikteve.

Hamasi më ka premtuar se do të heqë dorë nga armët. Në këto momente Gaza nuk është një vend terrorist. Jam i kënaqur të them se disa vende kanë kontribuar me më shumë se 7 miliardë dollarë. Faleminderit, djema.

Çdo dollar i shpenzuar është investim për stabilitetin që është kaq i rëndësishëm. Janë njerëz të zgjuar, ndonjëherë shumë energjikë, por njerëz të mrekullueshëm. Bota po pret për Hamasin dhe kjo do të ndodhë. Kemi Libanin me disa probleme, për të cilat po punojmë. Më e rëndësishmja është t’i japim fund programit bërthamor të Iranit.

Shumë në Europë dëshirojnë të jenë anëtarë të përhershëm. Kemi marrëdhënie shumë të mira me Europën, kemi kreun e NATO-s që po bën një punë të shkëlqyer. Unë kujdesem që të shpëtoj jetë njerëzish, nuk dua që njerëzit të vriten edhe pse janë vende shumë larg SHBA-së” – u shpreh Trump.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB