Foto/ Disa orë pas arrestimit për përfshirjen në dosjen ‘Epstein’, lirohet vëllai i Mbretit Charles, ish-Princi Andrew

19/02/2026 20:54

Pas disa orësh i arrestuar për përfshirjen në dosjen Epstein, ish-prindi Andrw është liruar.

Policia ka dhënë një përditësim lidhur me hetimin për veprën penale të “sjelljes së keqe në detyrën publike”, ndërsa Andrew u fotografua duke dalë nga një stacion policie pas arrestimit të tij.

“I arrestuari është liruar tashmë”, thuhet në njoftim.

Autoritetet konfirmuan gjithashtu se kontrollet e kryera në Norfolk kanë përfunduar, ndërsa kërkimet në Berkshire vijojnë.

Ish-princi britanik, Andrew Mountbatten Windsor u arrestua ditën e sotme nën dyshimin për shpërdorim detyre, në ditën e tij të lindjes, pasi sot mbushte 66-vjeç.

Andrew Mountbatten-Windsor është anëtari i parë anëtar i lartë i familjes mbretërore në historinë moderne që arrestohet.

Bastisja e policisë vjen pas publikimit të email-eve nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve, të cilat duket se tregojnë se ish-duka ka ndarë raporte nga vizita zyrtare në Hong Kong, Vietnam dhe Singapore.

Një email, i datës nëntor 2010, duket se është përcjellë nga Mountbatten-Windsor vetëm pesë minuta pasi ishte dërguar nga këshilltari i tij i atëhershëm special, Amir Patel.

Një tjetër, në prag të Krishtlindjes 2010, duket se i dërgon Jeffrey Epstein një dokument konfidencial mbi mundësitë e investimit në rindërtimin e provincës Helmand Province, në Afghanistan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB