Ideja e re në Formula 1, kërkohen 12 Gara Sprint në 2027
Mercedes bën diferencën edhe në ditën e dytë të testeve parasezonale në Bahrein. Këtë radhë ai që spikati ishte Andrea Kimi Antonelli që në sesionin e pasdites së këtyre testeve shënoi kohën më të mirë të të gjithë ditës teksa e përshkoi pistën me kohën 1 minutë 32 sekonda e 803 të mijtat pas 79 xhirove të kryera.
Menjëherë pas tij, në vendin e dytë u pozicionua piloti i McLaren Oscar Pastri me vetëm 58 të mijtat më shumë se italiani i Mercedes pas 86 xhirove të kryera pasi zëvendësoi Norris që ishte në sesionin e paradites. Kohën e tretë më të mirë duke kombinuar të dy sesionet e regjistroi Max Verstappen me Red Bull me 539 të mijtat më shumë se Antonello me holandezin që kreu plot 139 xhiro.
Mjaft mirë u paraqit Lewis Hamilton që e pati vetëm ai makinën SF-26 me britanikun që u rendit në vendin e katërt pas një dite, në pjesën e parë të së cilës pati një problem teknik që e pengoi atë të bënte shumë xhiro. Hamilton që e uli 2 herë kohën e tij më të mirë e mbylli këtë ditë të dytë testesh me 606 të mijtat më shumë se Antonelli duke lënë pas Lando Norris në vendin e pestë. Kohë inkurajuese shënoi edhe Colapinto me Alpine që u rendit në vendin e 6, i ndjekur nga Nico Hulkenberg me Audi në të shtatin dhe George Russell me Mercedes në të 8. Dhjetëshen më të mirë në ditën e dytë të testeve e plotësuan Esteban Ocon me Haas-Ferrari dhe Liam Laëson me Racing Bull.
Top Channel