“Doni të krijoni mburojë për ata që i pezullon Kushtetuta”, Berisha: Krim ndaj shtetit ligjor dhe qytetarëve

19/02/2026 11:35

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha sot nga foltorja e Kuvendit foli për nismën ligjore të PS për pezullimin e ministrave.

Kryedemokrati tha se nisma e PS për pezullimin e ministrave është një krim ndaj shtetit ligjor dhe interesave të qytetarëve pasi sipas tij ngre një mburojë anti-pezullimi për ata që i pezullon Kushtetuta.

“Sot mbarë shqiptarët dhe komuniteti ndërkombëtar pret nga ky parlament, heqjen e imunitetit të Edi Ramës në fakt, por në letra të Ballukut. Ju keni marrë mision të pamundur, këtë që bëni ju nuk e ka bërë askush. Ju jeni gati të ndryshoni ligjin për të mbrojtur një hajdut. Kjo që bëni është krim ndaj Kushtetutës, kjo që bëni është goditja fatale e shtetit ligjor e interesave të çdo qytetari. Në një kohë që kjo Kushtetutë parashikon, jo në një rast, por në 4 ose 5 raste, pezullimin. Dhe ju tani ata të cilëve Kushtetuta u përcakton pezullimin, për të mbrojtur Edi Ramën, për të mashtruar shqiptarët, i fusni mburojën e anti-pezullimit. A e kuptoni sa qesharak bëheni. Të gjitha këta që keni futur ju pezullohen me Kushtetutë. Dhe ju kërkoni ta bllokoni me procedurë pezullimin”, u shpreh kryedemokrati.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB