Arrestohet ‘skifteri’ shqiptar në Itali/ 80 vjedhje në tre vite, 30-vjeçari hapte hekurat e dritareve të shtëpive me…

19/02/2026 19:02

Detaje të reja kanë dalë nga arrestimi i 30-vjeçar shqiptar më 17 shkurt në Aeroportin e Ciampinos, i dyshuar për rreth 80 vjedhje banesash të kryera në provincën e Ravenës gjatë viteve 2021-2024.

Sipas hetimeve, vjedhjet ndodhnin kryesisht gjatë natës dhe kishin si objektiv para në dorë dhe sende me vlerë. Zonat më të prekura ishin Fiume Montone Abbandonato, Via Maggiore, Via Ravegnana dhe Via Poggi.

Teknika e përdorur ishte e thjeshtë: hekurat e dritareve hapeshin me një krik makine, mjet që gjendej shpesh në vendngjarje. Analiza kohore tregoi se vjedhjet përqendroheshin në periudha të caktuara dhe ndalonin kur i dyshuari mungonte nuk ishte në Itali.

Arrestimi u krye nga policia në Aeroporti i Ciampinos, pas mbërritjes së tij me një fluturim nga Shqipëria dhe më pas 30-vjeçari u dërgua në paraburgimin në Regina Coeli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB