Arrestimi i ish-Princit Andrew, reagon edhe Presidenti Trump: Diçka e trishtueshme për familjen mbretërore

19/02/2026 21:56

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka cilësuar arrestimin e ish-Princit Andrew, si diçka shumë të trishtueshme.

Ish-princi, i cili u arrestua mëngjesin e kësaj të enjteje, akuzohet për “keqpërdorim të detyrës publike”.

Në një deklaratë për mediat, Trump tha nga Air Force One: “Mendoj se është një turp. Mendoj se është shumë trishtueshëm. Mendoj se është shumë, shumë keq për familjen mbretërore. Për mua, është një gjë shumë e trishtueshme.”

Trump e cilësoi Mbretin Charles si një “njeri fantastik” dhe shtoi se ai do të vizitojë SHBA-në së shpejti. Nëse vizita e Mbretit Charles realizohet, ai mund të bëhet monarku i parë që viziton SHBA-në në 20 vitet e fundit, me planin e një vizite shtetërore për të festuar 250-vjetorin e shtetit amerikan, shkruan The Sun.

Andrew Mountbatten Windsor u arrestua mëngjesin e sotëm në Norfolk, me akuzën e keqpërdorimit të detyrës dhe pas 11 orëve në paraburgim, ai u lirua nën hetim.

Policia e Thames Valley (TVP) njoftoi se arrestimi ishte bërë për hetime të mëtejshme dhe se kërkimet në Norfolk kishin përfunduar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB