Marrëveshja më e madhe ndonjëherë/ 12 trilionë dollarë për heqjen e sanksioneve, diplomacia e fshehtë SHBA-Rusi në hijen e luftës në Ukrainë
Mbreti Charles ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij Dukës Andrew.
Në një reagim publik Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar theksoi se ligji duhet të ndjekë rrugën e vetë.
“Me shqetësimin më të thellë mësova lajmin për Andreë Mountbatten-Windsor dhe dyshimin për sjellje të keqe në detyrën publike. Ajo që vijon tani është procesi i plotë, i drejtë dhe i duhur me anë të të cilit kjo çështje hetohet në mënyrën e duhur dhe nga autoritetet përkatëse.
Në këtë drejtim, siç e kam thënë edhe më parë, ata kanë mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë të plotë dhe të përzemërt.
Më lejoni të them qartë: ligji duhet të ndjekë rrugën e vet. Ndërsa ky proces vazhdon, nuk do të ishte e drejtë që unë të komentoja më tej për këtë çështje. Ndërkohë, unë dhe familja ime do të vazhdojmë detyrën dhe shërbimin tonë ndaj të gjithëve ju”, ka deklaruar Mbreti Charles III.
Top Channel