Deputeti Erald Kapri është përplasur me deputetin e PS Taulant Balla gjatë seancës së sotme parlamentare.
Kapri kritikoi ambasadorët e Shqipërisë, ndërsa Balla iu përgjigj se ai duhet të lajë gojën mirë para se të flasë për përfaqësuesit e vendit.
Kapri: Ambasadorët që keni emëruar janë për turp të Zotit. Nuk gjen dot një ambasador që të mbajë një ligjëratë, një fjalim.
Balla: Ti, zotëri, duhet ta lash gojën mirë përpara se të flasësh, para se të flasësh për ambasadorët e Republikës së Shqipërisë, burra e gra të nderuar, të cilët bëjnë punë të shtetit. Të vish ti dhe të hedhësh baltë mbi Luela Hajdaragën studiuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultate të shkëlqyera, studiuar në Zvicër, rikthyer në Shqipëri për të dhënë kontributin e saj dhe emëruar në ambasadë kur babai i saj i ndjerë nuk jetonte më dhe nuk kishte si të ndikonte nga dheu për emërimin e vajzës së tij.
Turp të të vijë që s’di ta mbash turpin. Të flasësh ti për Artur Kukon, se s’paskemi ne ambasadorë, s’kemi ambasadorë? Ti Artur Kukos i merr atë që s’thuhet. Të flasësh ti për Anilën, ambasadoren tonë të shkëlqyer në Romë. Të flasësh ti për ambasadorin tonë të shkëlqyer në Bruksel, ndër ambasadorët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Ty të të vijë turp që keqpërdoresh. Se kam hall se këto fjalime t’i jep ai tutori që ke ngjitur
Kapri: Unë nuk e kuptoj çfarë pati Taulanti, se zonja paska studiuar në SHBA. Ka mijëra shqiptarë që kanë bërë të njëjtën gjë, por nuk e kanë shansin ata të shkojnë në shërbimin e jashtëm, ndërsa e ka vajza e një ish-ministri të PS. As nuk e fyeva, as nuk e shava. E vërteta është e vërtetë, e kuptoi që ju djeg
Top Channel