Pjesëmarrëse në Bordin e Paqes, reagon presidentja Osmani: Bashkë me Amerikën dhe aleatë të tjerë, për paqen
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Kçiq, në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, janë plagosur gjashtë persona dhe janë dërguar në spital, mes tyre dhe një fëmijë.
Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 7 vjeçar, i cili sipas raportimeve ndodhet në gjendje të rëndë.
“Pesë persona po vazhdojnë trajtimin në spital, ndërsa një fëmijë i lindur në vitin 2019, në gjendje më të rënduar, është transferuar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Për pesë të tjerët po kryhen ekzaminimet diagnostike dhe trajtimet e nevojshme nga stafi i Emergjencës”, deklaruan autoritetet vendase.
Top Channel