Nis muaji i shenjtë i Ramazanit/ Besimtarët myslimanë agjërojnë për 30 ditë, kreu i Komunitetit Mysliman shqiptar: Agjërim të lehtë dhe të pranuar Nga kjo e enjte e 19 shkurtit qindra mijëra besimtarë shqiptarë kanë filluar agjërimin e muajit të madh të Ramazanit.
Një muaj sakrifice dhe dashurie njëkohësisht, mirëkuptimi dhe tolerance që konsiderohet edhe si periudha që na bën të jemi më afër Zotit dhe ta shfrytëzojmë si moment reflektimi.
“Sakrifica që e kuptojmë si dashuri ndaj Zotit dhe duhet të reflektojmë që të jemi sa më të mirë me familjen tonë dhe ambientin tonë të jetesës në shtëpi dhe punë”, u shpreh Ahmed Kalaja.
Ndërkohë që në Arabinë Saudite, vendin ku është kryeqendra e botës islame, sot është dita e dytë e agjërimit, ndryshe nga ne, po çfarë ndodh me mbylljen e muajit, a festohet Bajrami në ditë të ndryshme?! Imami Kalaja na tregon se si dhe përse ky ndryshime.
“Sipas aditheve të profetit, muaji Ramazan në varësi të kalendarit hënorë është me 30 dhe 29 ditë, në vendet që ka filluar një ditë më parë kanë një Ramazan 30 ditor, pra agjërojnë 30 ditë ndërsa ne do të agjërojmë 29 ditë”, u shpreh ai.
Dhe si në çdo rast, për të gjithë besimtarë mysliman, një muaj i shenjtë si ky ka edhe një urim të veçantë.
Top Channel