Top Story/ Maks Haxhia flet për përgjimet e Agasit: Çfarë ka se takoi deputetë e ministra, SPAK po bën politikë?

18/02/2026 23:06

Avokati Maks Haxhia ka folur në “Top Story” për dosjen e AKSHI-t, lidhur me atë se çfarë ka dalë në pah deri më tani nga hetimet që mbahen diskrete.

Ai foli për filmimet që janë pjesë e hetimeve dhe takimet e Ergys Agasit me ministra e deputetë, teksa deklaroi edhe qëndrimin e SPAK.

“Kjo akuzë ka një pasojë tjetër sepse bie grupi i strukturuar. Duke rënë grupi i strukturuar nuk është më kompetente SPAK por Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm. Botërisht njihet dhe është e provuar që zoti Agasi nuk ka kompani në fushën e AKSHI-t dhe nuk ka hyrë asnjëherë në tendera që kanë lidhje me të. E kanë bërë lidhjen me disa filmime, me sekonda, se ashtu është aparati.

Ka të bëjë me lëvizjet dhe publikut nuk i është dhënë një bisedë e plotë. Le ta informojë publikun po të jetë bisedë e plotë, jo pjesa bisedash të palidhura. Kam 45 vite në juristprudencë dhe nuk kam dëgjuar që të takosh një person është vepre penale, ke takuar thonë deputetë, ministra, po edhe, ku është vepra penale?

Kjo situatë, unë personalisht por edhe qytetarë, kanë të drejtë të thonë që SPAK është i paaftë në këtë çështje ose është bërë faktor dhe ka një rol dominues në politikën shqiptare. Që do të thotë se SPAK ka dalë jashtë funksionit të tij procedural. U ngrit për politikën por jo të luajë rol në ndikimin politik”, tha avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB