Ukraina po rikuperon terren në frontin me Rusinë, dronët vendosin ritmin e luftës
Një studim i ri paralajmëron se virusi Chikungunya, një sëmundje tropikale e cila shoqërohet me dhimbje, tashmë mund të transmetohet në pjesën më të madhe të Evropës për shkak të rritjes së temperaturave.
Sipas analizës së publikuar në Journal of the Royal Society Interface, kufiri minimal i temperaturës për transmetim është më i ulët nga sa mendohej më parë, çka zgjeron ndjeshëm zonat në rrezik.
Studiuesit nga UK Centre for Ecology & Hydrology thonë se infeksionet mund të ndodhin për më shumë se gjashtë muaj në vit në Spanjë, Itali, Portugali dhe Greqi, ndërsa në vende si Franca, Gjermania dhe Belgjika rreziku zgjat disa muaj.
Vetëm në vitin 2025, Franca raportoi mbi 800 raste, krahasuar me rreth 30 raste në një dekadë më parë.
Virusi transmetohet nga mushkonja tigër aziatike, Aedes albopictus, e cila po përhapet drejt veriut të kontinentit ndërsa temperaturat rriten.
Ekspertët paralajmërojnë se është vetëm çështje kohe para se sëmundja të shfaqet më shpesh edhe në veri të Evropës.
Chikungunya shkakton dhimbje të forta të kyçeve, temperaturë dhe lodhje ekstreme. Sipas ekspertëve të World Health Organization, deri në 40% e të prekurve mund të kenë dhimbje kronike për vite me radhë.
Top Channel