Top Story/ Maks Haxhia flet për përgjimet e Agasit: Çfarë ka se takoi deputetë e ministra, SPAK po bën politikë?
AKSHI ka qenë një ndër institucionet më të diskutuar së fundmi në Shqipëri, pas hetimit të nisur nga Prokuroria e Posaçme e SPAK.
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço, gjatë diskutimit mbrëmjen e sotme në “Top Story” për dosjen e AKSHI-t, tha se Ergys Agasin po trajtohet se Al Capone.
“Nuk më duken shumë të shëndetshme këto për narrativën që ne e kemi mbështetur për SPAK. E para, duhet të jemi më indiferentë dhe të mos biem pre e propagandave, duke filluar nga drejtoresha dhe të gjithë këta. Na është bërë Gys Agasi si Al Capone i Shqipërisë, s’e di ç’paska ngelur për të bërë tjetër. Linçohet e gjithë familja, edhe motra juriste. Nuk është person me precedent që të thuash ka kontakt të papërshtatshëm, është biznesmen që është hetuar me urgjencë tre herë. Nga duhani doli kjo gjë, por kjo gjë ka teorinë e provës në mes.
Edhe Agasin e kam pasur student, thotë ku janë provat se vetë na keni mësuar. T’i bëhet ekspertiza njëherë, pastaj të jepen urdhra, mos bëhet kaq urgjencë e madhe. Të jesh para një fakti që ky ka pasur marrëdhënie B2B, nuk ka përfituar direkt nga shteti. Emisionet e Top Channel kanë nxjerrë një gjë tjetër, që paska një grup të strukturuar tjetër që paska bërë namin në SPAK nën hundën e vetë Karçanajt, që i ndanin tenderat që të mos ta marrë vesh drejtoresha. Asnjë kallëzim nuk është finalizuar. Ky është hetimi efektiv që kërkojmë ne”, u shpreh Karamuço.
Top Channel