“Rrezik për sigurinë kombëtare”, Australia ndalon kthimin e një qytetari nga kampi i ISIS në Siri,
Një operacion i madh kërkim-shpëtimi po zhvillohet në Kaliforni të për të gjetur 10 skiatorë të zhdukur pasi një ortek goditi Castle Peak, një mal në vargmalin Sierra Nevada në pjesën veriore të shtetit që është goditur nga shumë stuhi në ditët e fundit, thanë autoritetet.
Një grup prej 16 skiatorësh, përfshirë katër guidë, u rrëmbyen nga orteku, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut të Nevadës.
“Të paktën gjashtë skiatorë mbijetuan … dhe janë ende në vendngjarje, duke pritur shpëtimin, ndërsa dhjetë të tjerët janë të zhdukur”, tha Zyra.
“Operacionet e shpëtimit vazhdojnë me 46 anëtarë të shërbimeve emergjente” të përfshirë, por “kushtet e motit vazhdojnë të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme”, vijonte deklarata.
Një paralajmërim emergjent për ortek është në fuqi për t’i njoftuar skiatorët se ekziston një rrezik i lartë këto ditë.
Kalifornia është goditur nga një stuhi që nga e diela që shkaktoi reshje të mëdha shiu në Los Angeles, në jug, dhe reshje të mëdha dëbore në male, në pjesën veriore të saj.
Top Channel