Ishte larguar nga banesa një ditë më parë, gjendet i mbytur në një përrua 49-vjeçari në Librazhd
18/02/2026 14:00
Një 49-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një përrua në Librazhd.
Sipas informacionit paraprak nga policia e Elbasanit, në fshatin Librazhd Katund, është gjetur pa shenja jete, në përrua, shtetasi S. H., 49 vjeç.
Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.
Nga deklarimet e familjarëve, shtetasi S. H. ishte larguar nga banesa, pasditen e djeshme, dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Top Channel