Në fillim i përkufizoi makinat e reja të Formula 1 si ‘Formula E me steroidë’, tani Max Verstappen argumenton opinionin e tij duke shtuar dozën e kritikave të tij; ndërthurja e termikës me elektrikën nuk i përlqen aspak.

MENDIMI I VERSTAPPEN

‘Më bënë një pyetje dhe unë dhashë opinionin tim. Jemi në një botë të lirë, me lirinë e mendimit, isha vetëm i sinqertë. Ka shumë pilotë të mirë në Formula E që do të bënin mirë këtu, por nuk dua që t’i afrohemi Formula E, përkundrazi do të doja që të qëndronim larg asaj bote dhe të mbeteshim Formula 1. Nuk e dua një rritje të baterive, përkundrazi, do të doja të çliroheshim prej tyre dhe të përqendroheshim te një motor i ri. Nga ajo që kam patë dhe nga ajo që iu kam thënë disa miqve të mi, makina e re do të jetë vërtet fantastike, por duhet të lëmë që Formula 1 të jetë Formula 1 dhe Formula E të jetë Formula E. Duhet të evitojmë të përziejmë këto dy gjëra’

MËNYRA E RE E DREJTIMIT TË MAKINËS

Të drejtosh një njëvendëshe elektrike është një histori krejt tjetër, ndryshon mënyra si hyn në kthesë, pika e frenimit. Kjo nuk do të thotë se është më e lehtë apo më e vështirë. Thjesht është diçka ndryshe. Tani që pilotët e Formula 1 do të duhet të mendojnë për rikarikimin e baterive, duhet me çdo kusht që të ndryshojnë stilin e tyre të drejtimit të makinës.

DY BOTË BALLË PËR BALLË MES TYRE

Gjatë dimrit, bota e Formula 1 u vi në kontakt me skuadrat dhe pilotët e Formula E. Objektivi: të marrin informacioni dhe të tentojnë të zbulojnë ndonjë sekret. Në 12 sezone, teknologjia e Formula E ka ndryshuar shumë. Asnjë kampionat i FIA nuk ka evoluuar kaq shumë në kaq pak kohë. Makinat e vitit të ardhshëm, ato të gjeneratës së katërt, do të jenë shumë te shpejta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB