Formula 1/ Gazetari britanik: Michael Schumacher nuk do të shfaqet më në publik
George Russell e hapi sesionin e dytë të testeve parasezonale në Bahrein me një mesazh të qartë; Mercedes është aty.
Piloti britanik e mbylli ditën e parë të këtyre testeve me kohën më të mirë të regjistruar; 1 minutë 33 sekonda dhe 459 të mijtat duke lënë pas në vendin e dytë me vetëm 10 të mijtat më shumë Oscar Piastrin me McLaren dhe duke konfirmuar nivelin e shfaqur javën e kaluar nga Andrea Kimi Antonelli. Ky i fundit regjistroi kohën e 5 më të mirë me 699 të mijtat më shumë se shoku i tij i skuadrës.
Ferrari iu përgjigj apelit të Mercedes. Charles Leclerc me makinën e tij SF-26 u rendit në vendin e tretë me 280 të mijtat më shumë se Russell, i ndjekur nga kampioni i botës, Lando Norris me McLaren në vendin e katërt. Piloti tjetër i Ferrarit, Lewis Hamilton u shfaq në orët e pasdites teksa punoi në makinë për të studiuar flukset e aerodinamikës. Piloti 7 herë kampion i botës u rendit në vendin e shtatë, pas Hadjar me Red Bull, me Hamilton që kreu 44 xhiro me një kohë 840 të mijtat më të lartë se ajo e Russell.
Red Bull në këtë ditë të parë te testeve punoi vetëm me Hadjar, ndërsa Verstappen do të zbresë në pistë këtë të enjte. Williams u pozicionua në pjesën qendrore me Carlos Sainz që u rendit në vendin e 8 dhe Albion në të 11. Mes tyre ishin Colapinto me Alpinë në vendin e 9 dhe Bortoleto në të 10.
Aston Martin sërish u pa në vështirësi; Stroll e mbylli ditën e parë të këtij sesioni testesh në vendin e 15, ndërsa Fernando Alonso në të 17.
Top Channel