Data 29 dhjetor i 2013 shënoi një frakturë në historinë e sportit. Që pas aksidentit të rëndë me ski në Meribel, Michael Schumacher ka dalë jashtë skenës publike i mbrojtur nga dashuria e bashkëshortes Corinna dhe fëmijëve të tij.

Në muajin janar, legjenda e Formula 1 mbushi 56 vjeç, por jeta e tij ka mbetur jashtë prozhektorëve, e ruajtur me fanatizëm nga familja e tij.

Ai që solli një përditësim të matur shumë mirë ishte gazetari britanik Craig Scarborough, që ndjek Formula 1 prej dekadash dhe që e ka takuar shumë herë Schumacher gjatë karrierës së tij. Duke folur me një person shumë të afërt me 7 herë kampionin e botës, gazetari tha për ‘The Sun’ se nuk do të ketë dalje publike të Schumacher në të ardhmen. Gjendja e tij, duke parë situatën, mësohet se është stabël dhe që po ndiqet me kujdesin më të madh dhe heshtja është një zgjedhje precize.

Forca e familjes

Kush i qëndroi pranë, e di delikatesën e situatës. Flavio Briatore që e solli në botën e Formula 1 në kohët e Benetton, shpjegoi se preferon ta kujtojë të buzëqeshur pas një fitoreje. Jean Todt një mik prej një kohe shumë të gjatë, ka treguar se vazhdon ta vizitojë dhe se sheh me të garat në televizion. Në dokumentarin e vitit 2021, dedikuar jetës së tij, Corinna Schumacher foli me shumë dinjitet për përditshmërinë familjare, terapitë, praninë konstante, dëshirën për të mbajtur të gjallë atë lidhje që për Michael ka qenë gjithnjë qendrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB