“Do ketë pasoja të rënda”/ Maks Haxhija në Top Story: 500 mln euro u bllokuan, askush s’do të marrë tendera

18/02/2026 23:02

AKSHI ka qenë një ndër institucionet më të diskutuara së fundmi në Shqipëri pas hetimeve të SPAK lidhur me procedurat e tenderave.

Në studion e Top Story, avokati Maks Haxhia tha se sulmi që po i bëhet këtij institucioni do të ketë pasoja për vetë AKSHI-n. Sipas tij, vitin e kaluar nuk u implementuan 500 milionë euro nga buxheti për shkak të situatës.

“Sulmi që i bëhet këtij institucioni, nuk marr përsipër të them ka apo nuk ka probleme ligjore, kjo do të ketë pasoja për vetë AKSHI-n dhe për atë që ndihmon dhe kontribuon në publik për zgjidhjen e problemeve.

Kjo sepse vetëm vitin e kaluar nuk u implementuan 500 milionë euro nga buxheti, se “s’do marrë njeri tendera”, gjë që e çon në kolaps financën.

Prandaj SPAK duhet të jetë i kujdesshëm që të ketë parasysh jo vetëm ushtrimin e ndjekjes penale, por të mos dëmtojë veprimtarinë e institucionit, të mos hedhë në publik gjëra që sot po konstatojmë se janë të pabazuara” – u shpreh avokati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB