LIVE/ Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi në betejën e fundit për UÇK-në në Hagë: Duam pafajësi, i vetmi kundërshtar i ynë ishte Millosheviçi
Kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, është takuar sot me drejtues të Partisë Demokratike, por jo me liderin e saj, Sali Berisha.
Nëntë vjet më parë ishte i besuari i opozitës në negociata me kryeministrin Rama, gjatë kohës që PD-ja kishte ngritur çadrën në Bulevard, në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, David McAllister është një emër i njohur për politikën e Tiranës.
Tani në rolin e kreut të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, ai ka preferuar të takojë kreun e grupit të PD-së dhe dy deputetet Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi.
“Kur udhëtojmë në vende si Shqipëria dhe Mali i Zi, takohemi edhe me udhëheqës të opozitës. Sot jemi takuar me tre udhëheqës të PD-së, me Bardhin, Vokshin dhe Tabakun. Me zotin Berisha nuk do takohem. Pas konferencës do të shkojmë direkt në aeroport”, tha McAllister kur u pyet nëse do ta takonte Berishën.
Top Channel