Video/ Interi “ngrin” në Norvegji, zikaltrit munden nga debutuesit dhe rrezikojnë eliminimin nga Champions-i
Një mbrëmje spektakolare ishte ajo në Belgjikë, ku Club Brugge barazoi në fund përballë Atletico Madrid me rezultatin 3-3 në ndeshjen e parë të fazës play-off të Champions-it.
Atletico Madrid priti vetëm 7 minuta për të marrë avantazhin 1-0 në këtë ndeshje, me golin e Julian Alvarez që ekzekutoi saktë një 11-metërsh, duke e lënë të shtangur portierin kundërshtar.
Në minutat shtesë të pjesës së parë, Los Colchoneros festuan sërish, teksa shënuan golin e dytë, këtë radhë me Lookman pas ekzekutimit të një goditjeje këndi dhe me avantazhin 2-0 për madrilenët u mbyll edhe kjo pjesë e parë.
Në fillimin e pjesës së dytë, Club Brugge shkurtoi diferencën me golin e Onyedika, që u konfirmua vetëm pas rishikimit në VAR. Goli i dha krahë skuadrës belge, që pak minuta më vonë barazoi shifrat në 2-2 me Tresoldin.
Në minutën e 79’, të besuarit e Simeones kaluan sërish në avantazh, kësaj radhe me një autogol të Ordonez, por Tzolis barazoi në fund.
Gjithçka do të vendoset një javë më pas në “Metropolitano”, ku çdo gjë është e hapur.
Top Channel