Çfarë ka brenda dosjes së AKSHI-t/ Gazetari në “Top Story”: I akuzuari i SPAK merr akoma tendera, institucioni po e ‘qeras’ 

18/02/2026 22:30

AKSHI ka qenë një ndër institucionet më të diskutuar së fundmi në Shqipëri, pas hetimit të nisur nga Prokuroria e Posaçme e SPAK.

I pari i qeverisë pranoi dorëheqjen e drejtoreshës Mirlinda Karçanajt dhe emëroi në krye të këtij institucionit, Ilgi Tafën.  Gazetari Elton Qyno, i ftuar në ‘Top Story’, tregoi se biznesmeni Gerond Mece vazhdon të marrë akoma tendera nga AKSHI, edhe pse e ka akuzuar për abuzim dhe sipas tij po vazhdon të ‘qeraset’ nga ky institucion.

“AKSH-i ka filluar në një situatë kur Ergys Agasi në muajin qershor të vitit të kaluar i është bërë një kontroll jo për AKSH-in, por për çështjen e kontrabandës së cigareve, të një fabrike në Librazhd. Që kur është kryer ky kontroll, është menduar që do të lidhet me një dosje tjetër paralele. Në ditët e fundit të punës së Dumanit në SPAK është finalizuar pikërisht kjo dosje. Kur u finalizua, u dha një tablo, me aq tabela fotografike.

Kemi një tabelë fotografike të makinës që ka marrë peng Gerond Mecen, që merr tendera, edhe para se të merrej peng dhe tani që është liruar vazhdon të marrë tendera të AKSH-it. Kemi një biznesmen që ka akuzuar AKSH-in për abuzim, por vazhdon të marrë tendera përsëri. Po vazhdon të qeraset nga një institucion që ky e ka akuzuar. Për AKSH-in janë bërë shumë kallëzime që nuk janë finalizuar dhe çuar para drejtësisë. Hetimi, pastaj, nga cigaret ka kaluar në çështje të tjera, te kontrolli në banesa dhe kontrolli në telefon”, u shpreh gazetari Elton Qyno.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB