“UÇK nuk ishte parti politike, por ushtri çlirimtare”, Selimi nga Haga: Akuzat ndaj nesh, të pabaza
Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të mërkurë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen e parë konstituuese të Bordit të Paqes, një mbledhje e thirrur nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e cila do të zhvillohet më 19 shkurt.
Sfida e parë kryesore e këtij bordi është rindërtimi i Rripit të Gazës, një proces që pritet të kërkojë angazhimin e shumë shteteve anëtare për një zgjidhje të qëndrueshme.
Ministrja për Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, theksoi se në këtë fazë Shqipëria nuk ka detyrime financiare, por si vend anëtar themelues, do të ketë angazhime sipas statutit të organizatës.
Ajo shpjegoi se Bordi i Paqes nuk ka për qëllim të zëvendësojë organizatat ekzistuese si OKB, por është një instrument komplementar që ofron mundësinë për Shqipërinë të kontribuojë në paqen dhe stabilizimin e situatës në Gaza.
“Shqipëria është e angazhuar të përfshihet në procesin ndërkombëtar të stabilizimit në Gaza. Ky angazhim do të prezantohet sot nga Presidenti Trump, duke shpallur listën e vendeve të angazhuara. Në këtë fazë, Shqipëria nuk ka angazhime financiare të tjera, por do të diskutojmë më vonë me partnerët tanë dhe me anëtarët e tjerë të Bordit për detyrimet tona si vend themelues“, tha Spiropali.
Sipas saj “Synimi fisnik i bordit, nuk është të zëvendësojë organet e tjera siç është OKB, as është një projekt alternativ për BE që mbetet synimi ynë madhor, është një mjet komplementar ku Shqipëria mund të japë kontributin e vet”, tha Spiropali.
Top Channel