Tragjike/ Ndërroi jetë pas një ataku kardiak, trupi i 51-vjeçarit kthehet në “ushqim” për tre qentë e tij

17/02/2026 09:24

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Gualdo Tadino, në provincën e Peruxhës në Itali, ku një burrë 51-vjeçar ka humbur jetën, ndoshta për shkak të një problemi shëndetësor, dhe trupi i tij është ngrënë nga tre pitbullët e tij.

Zbulimi i tragjedisë u bë nga karabinierët që shkuan në shtëpinë e viktimës, pasi familjarët e tij kishin ngritur alarmin për shkak të pamundësisë për të kontaktuar me të. Kur oficerët arritën në shtëpinë e tij në fshatin Rigali, ata nuhatën një erë të fortë që vinte nga brenda banesës.

Ata shpërthyen derën dhe zbuluan trupin e pajetë të burrit, i cili ishte i bërë copash nga tre pitbullët që kishin mbetur pa ushqim dhe pa ujë për ditë me radhë. Qentë gjithashtu tregonin shenja ankthi dhe kishin plagë të dukshme.

Sipas autoriteteve, burri ka ndërruar jetë për shkak të një problemi shëndetësor, ndoshta një goditje në zemër. Qentë, në kërkim të ushqimit, kanë filluar të sulmojnë trupin e tij të pajetë. Prokuroria e Peruxhës ka urdhëruar një autopsi për të zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes dhe se si kanë ndodhur ngjarjet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB