Çështja La Penna, Rocchi vendos për pezullimin/ Sa do të qëndrojë jashtë fushave pas Inter-Juventus
Lojtarët e Santos e mundën ekipin e Velo Clube me rezultatin 6-0, dhe ndeshja shënoi rikthimin e rikthimit të Neymar pas një pushimi dy-mujor për shkak dëmtimi.
Pas një dëmtimi të rëndë në gju dhe ndërhyrjeje kirurgjikale, Neymar u rikuperua me sukses dhe u rikthye në fushë. Ai hyri në lojë në pjesën e dytë dhe regjistroi një asist. Ndërkohë që më pas ishte shumë me fat kur, ylli brazilian i mbijetoi një ndërhyrjeje shumë të rëndë që dukej e qëllimshme.
Konkretisht, në minutën e 77-të, kur rezultati ishte 4-0 për Santos, mbrojtësi i ekipit kundërshtar të Islanit e ndali Neymarin me një ndërhyrje të tmerrshme duke rërshqitur. Edhe pse ndërhyrja ishte jashtëzakonisht e rrezikshme, Islan u ndëshkua vetëm me karton të verdhë.
Është interesante se mediat braziliane njoftuan para ndeshjes se tifozët e Velo Clube u thanë lojtarëve të tyre ta “dëmtonin me qëllim Neymarin” para fillimit të ndeshjes. Bëj çfarëdo që duhet për të fituar. Nëse duhet ta thyesh Neymarin dhe ta eliminosh nga Kupa e Botës, atëherë bëje.” Këto ishin porositë me sa duket dhe Islan ngjan që ti ketë marrë shumë seriozisht…
Top Channel