“Besëprerë, thika pas shpine”/ Miri dhe Selin përballen pas ndarjes në lojë, Rogerti: Ajo mezi pret të ikë Gimbo që…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama një ditë më parë, i cili tha se nuk mund të arrestohet një punonjëse administrate që është nënë me dy fëmijë dhe me kancer.
Nga takimi me qytetarët në Krujë, Berisha tha se edhe ai ndjen keqardhje për rastin në fjalë, ndërsa akuzoi qeverinë se ka lënë pacientët e Onkologjikut pa ilaçe.
“Sot merr ilaç dhe nuk të jep efekt. Ky që fliste, i kanë çuar fletë arresti një nëne me dy fëmijë dhe një kancer. Ky lë me dhjetëra, qindra gra e vajza pa ilaçe. Ju i keni dëgjuar kronikat për Onkologjikun, nuk ka qenë kurrë kjo. Kompanitë që prodhojnë ilaçe ishin në Tiranë.
Ky i lë pa ilaçe, pa aparate. Unë sigurisht ndjej keqardhje për atë nënë me dy fëmijë që… por ky nuk ndjen keqardhje për ato gra e vajza që ndejtën pa brakiterapi, që e kanë jetike. Ne do bëjmë gjithçka për një ndryshim rrënjësor të shpejtë”, deklaroi Berisha.
Top Channel