Ina eliminohet nga gara e Big Brother VIP, Kristi refuzon ta takojë
Rikthimi i Kristit në shtëpinë e “Big Brother VIP 5” është pritur mirë nga disa banorë, por nga disa të tjerë jo.
Kristi ka pasur përplasje të vazhdueshme me Rogertin, Juelën, Inën dhe banorët e rinj, që me sa duket nuk kanë arritur të miqësohen me banorin.
Pas daljes nga shpella, aty ku priti vendimin e publikut, shumë pak banorë e pritën me përqafime Kristin.
“Që nga dita zëri Kristi ka pasur lojërat e veta. Të rrish të ndash muhabete me disa persona, se të ishte të rrija vetëm do të isha futur diku tjetër. Gjatë gjithë kohës kam qenë duke u marrë me këta. E dimë shumë mirë qasjen që kam pasur për Rogertin që në fillim. Me Juelën kam patur po një çështje mosmirënjohëse. Markon nuk e njoh, nuk jam atakuar akoma. Livia ka pasur qasje agresive që në fillim…”, tha Kristi.
Top Channel