Edhe Sali Berisha mendon si Edi Rama, të paktën sa i përket shifrave për të paraburgosurit në vendin tonë.
Gjatë konferencës për shtyp me gazetarët, kreu i PD-së, u shpreh se përqindja e të paraburgosurve në Shqipëri është 500% më e lartë se në Bashkimin Europian.
Sipas kryedemokratit kjo vjen sepse mungon procesi real ligjor.
Pyetja: Zoti Berisha, ditën e djeshme kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi kishte bërë një editorial për disa media në lidhje me paraburgimin, ku ishte në një linjë me qeverinë që e kanë sulmuar procesin e paraburgimit në Shqipëri. Keni ju ndonjë koment në lidhje me këtë?
“Unë nuk e kam lexuar komentin. Ajo që mund të them Isa është se Shqipëri ka përqindjen e të paraburgosurve 500 përqind më të lartë se vendet e BE.
Dhe kjo është një dhunim i tmerrshëm i lirive dhe të drejtave të njeriut.
Shkaku më themelor i kësaj përqindje qëndron në mungesën e vërtetë reale të procesit ligjor për qytetarët shqiptarë.
Po këta Piletër që sollën këtë situatë, përpiqen ta fshehin me argumente të tjerë.
Para dy muajve, në parlament u raportua nga qeveritarët e drejtësisë se çdo gjykatës ka mesatarisht 1230 vendime të pazbardhura.
Vendime të pazbardhura do të thotë, tjetri është në qeli, rri atje, vendimi rri në sirtar dhe nuk mund të apelojë, nuk mund të shkojë, nuk mund të ndjekë procesin.
Pse kjo? Sepse çdo gjykatës ka personalisht 1 mijë vendime të pazbardhura.
Kjo është situata më katastrofale.
Nuk ka komb dhe vend tjetër të ketë një gjendje të tillë.
Ky është shkaku themelore
Ka dhe shkaqe të tjera.
Dje po lexoja, një polic burgu kishte marrë ryshfet 700 euro për një leje, për të lënë një familjar për t’u futur tek i burgosuri, dhe ishte burgosur. Normal, duhet të ndëshkohet.
Kurse Lubia që ka përvetësuar miliarda euro, falënderohet se po vazhdon detyrën.
Imagjinojeni ju, pranoi refuzimin e Ramës ndaj dorëheqjeve dhe po vazhdon detyrën.
Kjo është.
Se çfarë ka shkruar Sadushi, nuk e kam lexuar.”, u shpreh Berisha.
Top Channel