Jutta Leerdam vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Lojërat Olimpike Dimërore të Milano-Cortina. Pas medaljes së artë në 1000m dhe të argjendës në 500 m në patinazhin e shpejtë, patinatorja holandeze tani përbën lajm për një kontratë milionere me një kompani të njohur të veshjeve sportive.

Imazhi i saj triumfues, me zinxhirin e tutës të zbërthyer dhe sutjenat e brandit që dukej qartë, u publikua nga vetë kolosi botëror i veshjeve sportive, sponsori i saj prej vitesh, në profilin e tij në Instagram me mbi 300 milionë ndjekës; është ky një operacion marketingu që mund të vlejë 1 milion dollarë për holandezen

Lotët që binin mbi faqet e Juttës duke i prishur edhe makeup-in, u shndërruan në një frymëzim për brandet holandeze të lidhura me botën e trukut dhe mund të hapë së shpejti bashkëpunime të tjera të  frytshme.

Leerdam në këtë mënyrë siguron të ardhura, pas polemikave për avionin privat me të cilin erdhu në Milano, thashethemeve për fejesën e saj me boksierin influencer Jake paul dhe kritikave të marra nga ish futbollisti holandez, Johan Derksen: ‘Jeton tashmë si një milionere dhe jo si një sportiste që merr pjesë në Lojërat Olimpike-është shprehur Derksen-po të isha trajneri i saj, nuk do ta toleroja këtë mënyrë të tmerrshme të të vepruarit. Holanda ka filluar të lodhet me sjelljen e saj’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB